Thaçi: Kërkova që dialogu të vazhdoi pa pezullimin e taksës, Uashingtoni tha jo

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar se nuk duhet që të lejohet organizimi i një konference ndërkombëtare për Kosovës, pasi do të kthente mbrapa.

“Ne duhet të vazhdojmë të investojmë fuqishëm për të ruajtur marrëdhënien me SHBA-të. Veç një kultivim i marrëdhënieve të shtetit tonë sigurojnë të ardhme në anëtarësimin në NATO dhe OKB. ShBA është që Kosova duhet të jetë e përgjegjshme në angazhimet e veta shtetërore, për ta ruajtur miqësinë me shtetet mike të Kosovës, shtete që kanë investuar shumë. Prandaj, edhe thirrjet Kosova ta tejkalojë këtë percepcion të tanishëm, Kosova ti tejkalojë vështirësitë që, jo tërheqjen po Pezullimin e taksës në mënyrë që të vazhdojë dialogu. Mendoj se kjo këshillë duhet të respektohet, jo për tu hequr por për ti dhënë mundësi që përmes pezullimit. Ky vendim i takon qeverisë së Kosovës, por theksoj se në shikim të parë duket që Serbia po dëmtohet në ekonomi, por nuk ka çmim që mund ta paguaj ndonjë dobësim në mes SHBA dhe Kosovës, mbi çdo çmim është marrëdhënia Kosove-SHBA”, tha ai.

Thaçi nuk ka dashur të komentoi qëndrimin e kryeministrit Haradinaj se taksa nuk do të hiqet.

“Ajo që fuqishëm e theksoj, nuk duhet që të lejohet organizimi i një konference ndërkombëtare për Kosovës, pasi do të kthente mbrapa. Çdo marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë duhet të jetë në mes dy shteteve. Prandaj, kanë ndodhur tri takime pa presidentin e Kosovës, jam i kënaqur me punën e këtij delegacioni. Pastaj do të mblidhemi të gjithë si institucione të Kosovës”, tha ai.

Sa i përket deklaratës së tij se nëse një korrigjim i lehtë i kufirit është çmimi për marrëveshje përfundimtare të paqes, atëherë kjo do të duhet të jetë e pranueshme, ai ka thënë se zyrtarizmi i kufijve duhet të ndodh që të ketë njohje.

“Ne kemi bërë zyrtarizmin e kufirit mes Kosovës dhe Maqedonisë, diçka e tillë ka ndodhur edhe me Malin e Zi. E njëjta procedurë duhet të ndodh edhe me shtetin serb. Prandaj, kufijtë e Kosovës me Serbinë janë edhe në veri edhe në jug që duhet të zyrtarizohet për të ndodh njohja”, tha ai.

Thaçi ka thënë se në Uashington ka kërkuar që dialogu të vazhdojë pa pezullim të taksës por një gjë e tillë ai tha se është refuzuar.

“Vendimet e Kuvendit të Kosovës duhet të respektohen nga të gjithë. Është e padrejtë nga ana e Serbisë që kushtëzojë dialogun. Unë kam kërkuar në Uashington vazhdimi i dialogut pa pezullimin e taksës, por përgjigja ka qenë jo”, tha ai.

Presidenti Thaçi nuk ka dashur të përgjigjet kur është pyetur se kur FSK do të shkojë në veri.

Sa i përket Ligji për paga, ai tha se ka marrë shumë ankesa.

“Unë sapo jam informuar se kanë ardhur shumë akesa sa i përket ligjit për paga. Javën e ardhshme zyra ligjore do ti shqyrtojë dhe në përputhshmëri me interesin e të gjithëve do të ndërmarrim veprimet e nevojshme. Gjithçka duhet të jetë në afatet ligjore”, tha ai.