Thaçi kërkon nga FSK të jetë në gatishmëri për ta ndihmuar Shqipërinë pas tërmetit

Presidenti Hashim Thaçi ka ofruar ndihmën e Kosovës për shtetin e Shqipërisë pas tërmetit që ka ndodhur sot.

 

“Me shqetësim mora lajmin për pasojat e tërmetit që ndodhi sot në Shqipëri. Në biseda telefonike me presidentin Ilir Meta dhe kryeministrin Edi Rama ju shpreha solidaritetin e shtetit dhe popullit të Kosovës, si dhe ua ofrova ndihmën tonë të pakursyer për tejkalimin e situatës”, ka shkruar Thaçi në Facebook, transmeton Klan Kosova.

“Kam kërkuar po ashtu nga Komandanti i FSK-së, Rrahman Rama, që FSK të jetë në gjendje gatishmërie. Të lënduarve nga shembjet e shkaktuara prej tërmetit iu uroj shërim sa më të shpejtë”.