Thaçi ftohet të raportojë

Anëtaret e Komisionit parlamentar  për Punë të Jashtme, i kanë dërguar sërish ftesë ministrit të Punëve të Jashtme, Hashim Thaçit për të raportuar. Thaçi një ftesë të tillë e ka pasur edhe më herët nga ky Komision,  por ai kishte injoruar komisionin duke mos marrur pjesë, raporton Gazeta Tribuna.

Në ftesën e mëhershme arsyeja e raportimit ishte emigrimi ilegal. Ndërsa tani Thaçi është ftuar të raportojë për  100 ditëshin e kësaj ministrie, por edhe për ngecjen e njohjeve të shtetit të Kosovës.

Kanë kaluar më shumë se shtatë muaj qe kur shteti i Kosovës është njohur nga asnjë shtet.  Partitë opozitare dhe shoqëria civile e kanë kritikuar Qeverinë e Kosovës për procesin e njohjeve të Kosovës./Gazeta Tribuna/