Thaçi: Fehmi e Xhevë Lladrovci, shembull të përkushtimit për liri

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se para 21 viteve ranë heroikisht në ballë të betejës, komandanti Fehmi Lladrovci dhe bashkëshortja e tij, Xhevë Krasniqi – Lladrovci, duke dhënë shembullin më suprem të përkushtimit për liri dhe çlirim të Kosovës.

“Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk u mposht nga ofensivat e shtatorit 1998 në saje të guximit dhe trimërisë së dëshmorëve dhe heronjve tanë”, ka shkruar Thaçi në një postim në Facebook.

Para 21 viteve ranë heroikisht në ballë të betejës Komandanti Fehmi Lladrovci dhe bashkëshortja e tij, Xhevë Krasniqi -…

Publiée par Hashim Thaçi sur Dimanche 22 septembre 2019