Thaçi fajëson BE’në, Hoxha institucionet Kosova e fundit në Strategjinë për Ballkanin Perendimor (VIDEO)

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe ish-këshilltarja e tij Dhurata Hoxha kanë rënë në kundërshti, kur janë deklaruar për raportin e zgjerimit të publikuar nga Bashkimi Evropian.

Pas prezantimit të këtij raporti, presidenti Thaçi nga Amerika ka kritikuar BE-në, duke deklaruar se kjo qasje është e padrejtë dhe paaftësi e tyre për një qëndrim unik karshi Kosovës.

 

Nga ana tjetër, ndryshe nga presidenti, ish-këshilltarja e tij Dhurata Hoxha deklaron se është Kosova ajo që ka mbetur prapa në arritjen e kushteve të vëna nga BE-ja.

 

Avni Mazreku njohës i çështjeve evropiane deklaron për Tribuna Channel se Kosova nuk ka raporte normale me BE-në dhe se nuk është duke kryer detyrat e dhëna nga BE-ja.

 

Në raportin e publikuar nga Bashkimi Evropian, Serbia dhe Mali i Zi janë dy vendet e para në rrugën drejt integrimit në BE, përderisa Kosova është vendi i fundit në këtë rrugëtim.

Për më shumë ndiqeni videon e plotë: