Thaçi bisedon me Këshilltarin e Trumpit për rolin e SHBA-së në dialogun Kosovë-Serbi

Presidenti Thaçi gjatë qëndrimit në Davos ka takuar edhe Këshilltarin për Siguri Kombëtare të Presidentit Trump, Robert O’Brien.

Përmes një postimi në Facebook, Thaçi ka treguar se me O’Brien kanë konfirmuar edhe një herë rolin e pazëvendësueshëm të ShBA-së në arritjen e një marrëveshjeje finale të paqes në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“Një bisedë të mrekullueshme sot kisha edhe me Këshilltarin për Siguri Kombëtare të Presidentit Trump, Robert O’Brien. Ne konfirmuam edhe një herë rolin e pazëvendësueshëm të ShBA-së në arritjen e një marrëveshjeje finale të paqes në mes të Kosovës dhe Serbisë, si dhe lidhjen speciale ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së”, ka shkruar Thaçi.