Tetovë, qytetarët ngulfaten nga ajri i ndotur

Banorët e Tetovës tash disa ditë po ngulfaten nga ajri i ndotur. Madje kjo ka bërë që të shtohet numri i qytetarëve të cilët kërkojnë ndihmë mjekësore si pasojë e viruseve sezonale.

“Fluksi i pacientëve është rritur ditëve të fundit shkaku i festave pra kemi rritje të numrit të pacientëve një pjesë për të përshkruar terapinë e rregullt,. Por edhe një numër të pacientëve që vinë dhe ankohen shkaku i virozëve sezonale që i kemi si pasojë e faktorëve të ndryshëm, një ndër to është edhe mungesa e reshjeve të borës që sado pak do pastronin ajrin pastaj ndotja e ajrit, fluksi i popullatës në lëvizshmëri të shumtë me makina”, tha Bekim Ismaili, Mjek.

Një problem shtesë në Tetovë që ndihmon ndotjen e ajrit si kjo e sotmja është edhe mungesa e parkingjeve që u premtuan për pesë vite me radhë nga komuna se do të ndërtohen në stilin e shumë katësheve por që kurrë nuk u ndërtuan”

“Nga komuna e Tetovës kërkojnë durim dhe përsëri premtojnë zgjidhje nëpërmjet transportit publik.Nga ana e inspektorëve bëhet kontrollimi i stacioneve të kontrollit teknik të automjeteve,  bëhen kontrollime mbi ndezjen e zjarreve në ambientin e hapur, gjatë periudhës së ardhshme do pasojë një periudhë inspektuese më intensive në gjithë sektorët industrial, me qëllim të ndikimit tek ata për uljen e sasisë së grimcave që lëshohen në ajër.ne presim që të arrimë një marrëveshje me Qeverinë për ato tetë autobusë që do lehtësonte transportin publik”, deklaroi Armend Fazliu, zëdhënës i Komunës së Tetovës.

Në mungesë të transportit publik, Tetova gjatë mesditës vërshohet nga makinat, të cilat në mënyrë shtesë ndikojnë në shtimin e grimcave PM 10 në ajër që sjellin edhe pasoja të mëdha në shëndetin e njerëzve.