Tenton ta dhunoi seksualisht një femër në mes të qytetit

Një femër në Gjakovë i ka shpëtuar një dhunimi seksual në qendër të qytetit.

Policia e Kosovës ka intervenuar menjëherë në rast dhe ka arrestuar të dyshuarin.

Sipas policisë, i dyshuari ka tentuar që pa dëshirën e femrës të kryej marrëdhënie seksuale, raporton Gazeta Tribuna.

Në lidhje me rastin është informuar menjëherë prokurori i rastit i cili ka urdhëruar që i dyshuari të dërgohet në qendrën e mbajtjes deri në një vendim tjetër të organeve të drejtësisë.

Me urdhër të prokurorit është hapur rasti tentim dhunimi ndërsa njësitet përkatëse të policisë ende janë duke u marrë me hetimin e rastit./Gazeta Tribuna/