Tentim vrasje në Suharekë, pas përleshjes për parking

Mbrëmë Rreth orës 19:30 minuta, në rrugën e “Buzhalëve” në Shirokë të Suharekës ka ndodhur një ngatërresë e cila ka përfunduar me përdorimin e armës.

Sipas raporteve hetimore, dyshohet se tre të dyshuar: dy vëllezër dhe një tjetër kanë pasur një mosmarrëveshje rreth një parkingu te automjeteve e më pas janë përleshur. Pas përleshjes, njëri nga të dyshuarit ka shkuar me automjet në një lokal dhe e ka marrë një armë me të cilën ka shtënë në drejtim të kundërshtarit por nuk e ka qëlluar. Të dyshuarit janë marrë në pyetje për rastin.

Ndërkaq, sipas policisë, një kalimtar ka kërkuar ndihmë mjekësore pasi që kishte pësuar një gërvishtje të lehtë në qafë e që mjeku nuk ka mundur ta përcaktoj se me çfarë ishte shkaktuar lëndimi dhe mbetet për t’u sqaruar në hetimet e mëtejme.

Është sekuestruar një pistoletë e llojit “PARABELLUM” Made in Korea me 7 fishekë. Me urdhër të prokurorit, i dyshuari ndalet nën masën e arrestit policor.