“Temë kryesore në dialogun me Serbinë, ka qenë kush do ta udhëheq atë” (VIDEO)

Nënkryetari i Partisë Socialdemokrate, Visar Ymeri ka folur për dialogun me Serbinë dhe qasjen e Kosovës në këtë dialogë, e që sipas tij, në çdo dialogë nuk është biseduar për tema të mëdha, por që sipas tij, temë kryesore ka qenë se kush do ta udhëheqë atë.

“Në çdo dialogë temë kryesore ka qenë se kush do ta udhëheq këtë dialog, Presidenti apo Kryeministri, dhe për këtë kjo çështje ka qenë shumë e dëmshme për vendin. Në vend që të bisedohet për tema më të mëdha, psh., integrimi i serbëve në veri e shumë tema të mëdha, ne jemi përballuar për individin apo udhëheqësin e dialogut e jo për temat madhore”, ka thënë Ymeri.

Ymeri në emisionin “Politikë” me Sejdi Demirin, ka folur edhe për numrat që opozita thotë se ka më shumë se mazhoranca.

Politikë – me Sejdi Demirin në Tribuna Channel I ftuar: Visar Ymeri – Partia SocialDemokrate

Publiée par Gazeta 'Tribuna' sur jeudi 17 mai 2018