Të rinjtë pesimistë për të ardhmen e Kosovës (Video)

Të rinjtë nuk janë të përcaktuar nëse situata aktuale në Kosovë është e favorshme ose jo, por shumica prej tyre u shprehën pesimistë për të ardhmen e vendit.

Kjo analizë e pulsit publik mbi çështjen ‘Sfidat dhe Këndvështrimet e rinisë në Kosovë’, doli nga raporti i publikuar nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim.

Për përfaqësuesen e UNDP-së, Alessandra Roccasalvo, shqetësusese mbetet papunësia dhe dëshira e të rinjëve për ta lënë Kosovën.

Paul Vaca, drejtor i Programit në USAID, tha se këto analiza kanë për qëllim çështjet më të thella, duke u fokusuar më shumë tek arsimi, migracioni e perspektiva për të ardhmen.

 

Ndërsa menaxheri i projektit Atdhe Hetemi duke i treguar të dhënat e raportit tha se qëllimi i Pulsit publik ka qenë të merren pritjet e të rinjve dhe perspektiva për të ardhmen e tyre në Kosovë.

 

Sfida më të mëdha, të rinjtë e anketës vlerësuan mungesën e mundësive për punë, varfëria, nepotizmi e korrupsioni, dhe cilësia e ulët në arsim.

Për më shumë ndiqeni kronikën në vazhdim: