Të rinjtë me marihuanë në Prizren, arrestohen tre persona

Policia ka arrestuar tre person të komuniteteve të ndryshme në Prizren, pasi gjatë kontrollit iu janë gjetur sasi të vogla marihuanë, por edhe lloj tjetër i substancave narkotike të quajtur Speed.

Sipas Policisë, rasti i parë ka qenë në rrugën ‘Ukë Bytyqi’, ku është arrestuar i dyshuari nga komuniteti rom, pasi që gjatë kontrollit në trup i është gjetur dhe sekuestruar një sasi substance e dyshuar narkotike e llojit marihuanë në peshë 1.97 gram dhe 0.53 gram e llojit Speed.

I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt. Rasti është duke u hetuar.

Po në të njëjtën rrugë është arrestuar edhe një person tjetër, shqiptar, pasi që gjatë kontrollit në trup i është gjetur dhe sekuestruar një sasi substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë në peshë 2.1 gram.

Kurse rasti tjetër ka qenë në Qendrën Sportive në Prizren, ku është arrestuar i dyshuari i komunitetit boshnjak, pasi që gjatë kontrollit në trup i është gjetur dhe sekuestruar një sasi substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë në peshë 7.38 gram.

I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt. Rasti është duke u hetuar.