Tarifa në “Rrugën e Kombit”, MI-ja e pafuqishme (Video)

Vendimi për ri-vendosjen e tarifës rrugore për “Rrugën e Kombit”, do të hyjë në fuqi prej datës 17 Shtator të këtij viti.

Filloi të aplikohej në prill të këtij viti, por kundërshtimet nga qytetarët e Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, bëri që vendimi të shkojë edhe njëherë në rishqyrtim.

Ndonëse kanë mbetur pak ditën nga fillimi I tarifës rrugore në “Rrugën e Kombit” Ministria e Infrastrukturës nuk po del të jetë e kënaqur me kostot e larta që përmban kalimi në “Rrugën e Kombit”.

Madje Z.Ministri I Infrastrukturës, Rexhep Kadriu e ftoi Qeverinë e Shqipërisë të rishikojë vendimin.

Ndonëse Kadriu pohon se autostradat në Kosovë, janë të kualitetit të lartë, pasi në to nuk ka rrezikshmëri , ai fton të tregohet kujdes me kostot e e vendosura për këtë çështje, pasi sipas tij kostot e larta po e rëndojnë xhepin e qytetarëve.

Kadriu në emsionin “Fakt Plus” në, tha se ndjehen të pafuqishëm ndaj Qeverisë së Shqipërisë, për të ndërhyrë në vendimin e marrë nga kjo e fundit.

Tarifat e miratuara për “Rrugën e Kombit” fillojnë nga 2.5 euro për motorët, 5 euro për veturat, 11, 2 euro për autobusët dhe kamionçinat e deri në 22.5 euro për kamionët e rëndë. Përndryshe, para pak muajsh disa protesues nga Kukësi, I vunë flakën në Rrugës së Kombit, e gjithë kjo ndodhi kundër vendosjes së taksës në këtë rrugë

Për më shumë ndiqeni kronikën në vazhdim: