Takohen Isa Mustafa e Albin Kurti – a do të arrihet marrëveshja për koalicion?

Një takim mes liderit të VV-së, Albin Kurti e atij të LDK-së, Isa Mustafa është duke u mbajtur këto çaste.

Ata janë duke u takuar në njërin prej lokaleve të kryqytetit, ndërkaq nuk dihet nëse do të arrihet ndonjë marrëveshje për koalicion mes këtyre dyjave.

Mediat nuk janë lejuar të afrohen në vendin ku po mbahet takimi.

Kohëve të fundit janë shpeshtuar zërat për një koalicion të mundshëm mes VV-së e LDK-së.

Pengesë kryesore në këtë drejtim po shihet të jetë posti i kryeministrit, për të cilin asnjëra nga këto dy subjekte nuk lëshon pe.

Kujtojmë se ky  është takimi i parë i dy liderëve opozitarë që prej dorëheqjes së Haradinajt.

Lajmi.net ka tentuar të marrë ndërkohë një përgjigje nga dikush prej dy zyrtarëve të këtyre dy partive, mirëpo të njëjtit nuk janë përgjigjur.