Takimi i Xhelal Sveçlës me Gjuriqin, flasin nga Vetëvendosje

Anëtari i Kryesisë së Vetëvendosjes, Xhelal Sveçla  është takuar sot në Tiranë me drejtorin e të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq.

Përveç Sveçlës në këtë takim ka pasur edhe zyrtarë tjerë nga partitë politike në Kosovë, përfshirë nënkryetarin e AAK-së, Ardian Gjini si dhe deputetin e rizgjedhur të LDK-së, Arban Abrashi.

Nga Vetëvendosje kanë folur për lajmi.net për takimin, duke thënë se aty kanë qenë pjesëmarrës edhe nga parti tjera politike, dhe se nuk ka qenë takim i një natyre bilaterale pasi që është thirrur nga një organizatë e huaj.

“Nuk është takim. Është në kuadër të një konference ndërkombëtare të organizuar nga CIG, ku marrin pjesë të gjitha subjektet e rajonit, me temën bashkëpunimi rajonal pra s’ka të bëjë me një takim të përveçëm të Xhelalit”, ka thënë Manxhuka.

Takimi i Sveçlës dhe zyrtarëve tjerë, vije dy ditë pas deklaratave ofenduese të Gjuriqit ndaj viktimave të masakrës së Reçakut.