Takim e darkë pune me miq të Kosovës

Zëvendëskryeministri i Parë i Republikës së Kosovës, i cili njëherësh është edhe ministër i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi, pas vizitave zyrtare në Kroaci dhe Slloveni, ka qëndruar në Austri, ku është takuar me disa prej diplomatëve austriakë, të cilët në vazhdimësi e kanë mbështetur popullin dhe shtetin e Kosovës.

“Pas vizitave zyrtare në Kroaci dhe Slloveni, së bashku me kryetarin e Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme, z. Hoxhaj, pata një darkë pune me miqtë e dëshmuar të Kosovës në Austri, z. Wolfgang Petritsch, z. Albert Rohan, z. Paul Lendvai, z. Othmar Karas, z. Erhard Busek dhe z. Winkler”.

“I falënderova për mbështetjen e çmuar që Austria i ka dhënë popullit dhe shtetit të Kosovës nga vitet e nëntëdhjeta e deri më sot. HTH”, ka shkruar zëvendëskryeministri Thaçi në profilin e tij në Facebook.