Tahiri: E kemi në plan themelimin e Gjykatës Komerciale

Ministri i Drejtësisë në detyrë, Albelard Tahiri ka folur për të arriturat e kësaj ministre gjatë qeverisjes së tij.

Tahiri në emisionin zona zgjedhorë në Klan ka thënë se sekuestrimi i pasurisë është rritur dukshëm gjatë 6 mujorit te parë të vitit 2019.

Tahiri gjithashtu tha se dënimet për korrupsion janë rritur.

“Sekuestrimi i pasurisë në gjashtë mujorin e parë është rritur dukshëm. Mbi 60 aseste janë sekuestruar. I kemi rritur dënimet për korrupsion. Numri i gjyqtarëve ka qenë 307 në vitin 2017 kurse tash është 430 dhe 27 janë në proces të rekrutimit. Mbi 110 janë shtuar gjatë periudhës që kemi qeverisur ne”.

“Si qeveri kemi përkrah me buxhet Këshillin Gjyqësor dhe Këshillin Prokurorial të Kosovës. Janë dyfishuar parashkrimet edhe kjo është shumë me rëndësi. Jemi partia e vetme qe kemi adresuar çështjet”, ka thënë Tahiri,

Tahiri tha se PDK-ja është e vetmja pari e cila ka adresu problemet e drejtësisë.

“Në Qeverinë Mustafa ka pasë një bllokadë totale në sistemin e drejtësisë sa i përket rritjes së buxhetit. Institucionet që menaxhojnë me drejtësinë janë kategori kushtetuese por buxhetin e kanë të varur nga politika”

Tahiri tha se angazhimi për sistemim e drejtitis ka bo për një periudhë të shkurt të kemi një rritje të gjyqtareve.

“Analiza qe kemi bo të gjitha thonë se vendit tonë i duhet një gjykatë komerciale të cilën jemi duke e bë”

“E kemi në plan themelimin e një gjykatë komerciale”, tha Tahiri