“Syri i popullit”, me kaq vite burg u dënua Sadri Ramabaja që u akuzua për terrorizëm

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur sot aktgjykim dënues ndaj të akuzuarve në rastin “Syri i Popullit”.

Në këtë formë, Sadri Ramabaja është dënuar me pesë vite burg, shkruan lajmi.net.

I njëjti ngarkohej me vepra penale terroriste, ndërkaq që për të njëjtën vepër penale, i akuzuari Ragip Sallova është dënuar me 4 vjet burgim.

Ndërsa, Rexhep Topllana është dënuar me dy vite.

Dënimi unik për të gjithë të akuzuarit arrin në 41 vite burg.