Surdulli: Sistemi shëndetësor në Kamenicë ka të meta

Kandidati i LDK-së për kryetar të komunës së Kamenices, Shaip Surdulli, në emisionin Tribunë Zgjedhor me autor Sejdi Demirin, në Tribuna Channel, deklaroi se ambulanca në fshatin Rogane do të funksionalizohet.

“Është një e metë në shtëpitë e shëndetit se aty punon vetëm një mjek gjatë ndrrimit të natës, e cila gjë, sipas tij, do të ndryshoj në të ardhmën.” deklaroi Surdulli.