Stuhia që shkaktoi viktima në Greqi, aty ishte edhe një familje nga Kosova

Gjashtë persona kanë humbur jetën dhe qindra të tjerë raportohet të jenë plagosur si pasojë e një stuhie tronditëse që goditi Halkidikin e Greqisë natën e kaluar.

Sipas informacioneve të para thuhet se të gjithë të vdekurit janë turistë. Dy çekë në një kamping, një rumune 54 vjeçe me djalin e saj 8 vjeçar dhe një rus 39-vjeç me djalin e tij 2-vjeçar.

Por në mesin e shumë turistëve të cilët po kalonin këto ditë në Greqi ishte edhe një familje nga Kosova.

Nga familjarët të cilët duan të mbeten anonim u tha se janë me fat që janë ende gjallë.

Tutje kanë theksuar se që prej dje nuk kanë energji elektrike dhe se komunikimi me telefon është shumë i vështirë, apo thuajse i pamundur.

Mjaftuan pak minuta që gjithçka të kthehej përmbys, të pranishmit thonë se u formua edhe tornado dhe se e gjithë kjo ishte mjaft e frikshme.

Ministrisë i Punëve të Jashtme, Liridon Llapashtica deklaroi se nga informacionet e pranuara nga kontaktet me autoritetet e spitalit në Halkidiki, konfirmohet se nuk ka asnjë kosovarë të lënduar. pak minuta që gjithçka të kthehej përmbys, të pranishmit thonë se u formua edhe tornado dhe se e gjithë kjo ishte mjaft e frikshme.

“Konfirmohet se nuk ka asnjë qytetarë të Kosovës të lënduar nga stuhia që ka përfshirë këtë vend” , tha Llapashtica.

Në Halkidiki shpejtë kishin ndërhyrë edhe përgjegjësit e emergjencave të cilët dërguan në fillim 150 persona, 55 automjete zjarrfikësish, 40 makina të qarkut dhe 100 persona në veprim e sipër.