Stavileci: “Dekada e Re” do ta sjellë Veselin në krye të Qeverisë

Blerand Stavileci, këshilltar i kreut të PDK-së, Kadri Veseli, ka thënë se “Dekada e Re”, do ta sjellë Veselin në krye të Qeverisë.

Blerand Stavileci, këshilltari i kreut të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, ka thënë për Klan Kosova, se në këto zgjedhje PDK do të shkojë e vetme dhe se Veseli nuk do të lobojë për dikë tjetër.

“ Jo vetëm kërkesë e Partisë Demokratike të Kosovës, por edhe qytetarëve të vendit tonë dhe nga ky pozicion ne konsiderojmë që zotëri Kadri Veseli është jo vetëm kandidat për kryeministër, por kryeministër i cili në asnjë mënyrë nuk do të lëshojë pe për pozitën e kryeministrit”, ka thënë Stavileci.

Ai thotë se tash për tash nuk janë në negociata me asnjë parti politike për ndonjë koalicion eventual, por që e dinë se me kënd nuk do të bëjnë koalicion.

“Nuk do të bëjmë kompromise as me ato subjekte politike të cilat për shembull propozojnë persona për t’u emëruar politikisht në një qeveri të ardhshme të cilët kanë aktakuzë apo janë të përfshira në vepra të tilla”, deklaroi Stavileci.

Stavileci po ashtu ka thënë se, ndryshe nga misioni i ri, fushata “Dekada e Re”, do ta nxjerrë Veselin në krye të Qeverisë.