Standardet e dyfishta të Hazir Borovcit dhe Skender Hysenit

Derisa për lagjen e Spitalit kryesia e Degës së Tretë në krye me Hazir Borovcin, kërkonin që të mblidhet nëndega lagja e Spitalit për të caktuar rendin dhe datën e mbajtjes së kuvendit, tashmë synojnë fshehurazi të mbajnë kuvendet të Matit 1 dhe Matiqanit, ku 2-3 kandidatë potencial po takojnë elektoratin në ato nëndegë, këta mbajnë fshehurazi, datën, orën dhe mënyrën e mbajtjes së këtyre kuvendeve.

Krejt kjo vije si rrjedhojë e ngritjes së elektoratit rugovist që duan të shohin ndryshime në degën emblematike të LDK-së, Degën e Tretë, “Degën e Presidentit Rugova”.

Dikur këtë degë e udhëhiqnin kokat më të ngritura të LDK-së, tash kjo degë udhëhiqet nga njerëz anonim për elektoratin, shpeshherë edhe figurë komike “që në mes të natës komunikon me Ibrahim Rugovën”.

Si duket këtu e ka ndihmën edhe të Skender Hysenit, i votuar në zgjedhjet e fundit me 1800 vota, por që për të po del të jetë treni i fundit në politikë.

Këto dy figura, që po bashkëpunojnë ngushtë me njeri tjetrit, nuk do të mund të ndalin zgjimin e rugovistëve për ndryshime brenda strukturave të LDK-së.

Këto lojëra fshehurazi nuk do të kenë të ardhme në LDK.

Derisa populli e sheh si të vetmen shpresë LDK-në, si mund të ketë sukses LDK-ja në përgjithësi, e Dega e Tretë në veçanti me këtë udhëheqje, kur në nivel dege LDK-ja ka humbur rreth 3000 vota.

Sipas burimeve të gazetës, pikërisht udhëheqja aktuale e Degës së Tretë, është fajtori kryesor për humbjen e Arban Abrashit në Prishtinë.