Specialistët e papunë të stomatologjisë protestojnë për të tetën herë

Specialistët e papunë të stomatologjisë janë takuar me zëdhënësin e Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti.

Ky i fundit tha se është punuar për hartimin e udhëzimit administrativ.

“Ministria ka punuar në hartimin e këtij udhëzimi administrativ. Ai ka kaluar disa faza, edhe fazën e konsultimeve publike. Por, tash për shkak të vakumit që është krijuar lidhur me marrjen e vendimeve të ndryshme, nuk është nënshkruar ende…sigurisht që do të nënshkruhet, nuk mund ta them sot apo nesër, për shkak se është një periudhë që edhe ministritë tjera ende nuk ka filluar nënshkrimi i udhëzimeve administrative dhe në momentin që zhbllokohet kjo situatë udhëzimi administriv do të nënshkruhet”, tha ai.