Sot vjen në Kosovë njeriu që komandoi NATO’n në bombardimin e Serbisë

Ish-komandanti Suprem i Forcave Aleate të NATO-s në Europë, Wesley K. Clark sot viziton Kosovën.

Clark i cili udhëhoqi forcat e NATO-s drejt fitores në një fushatë 78-ditore kundër regjimit të Millosheviçit do jetë mysafir special i darkës fondmbledhëse gala të quajtur ”Përkrah Rrëfimin e Ardhshëm të Suksesit”, organizuar nga RTI në Kosovë (A.U.K).

Kontributi do të përdoret për të ndihmuar në financimin e bursave për studentët e talentuar dhe të pa privilegjuar.

Aksioni i pëkrahur nga planifikimi i ndërhyrjes së forcave tokësore dhe një procesi diplomatik, në detyrën e tij të fundit si Komandant Suprem i Forcave Aleate të NATO-s në Europë, Wesley Clark shpëtoi 1.5 milionë shqiptarë të Kosovës nga spastrimi etnik.

Mbrëmja e darkës fondmbledhëse mbahet pasditen e kësaj të marte.

Gjenerali Clark është pensionuar si Gjeneral me katër yje pas 38 vjetësh me Ushtrinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.