Sot i jepet lamtumira e fundit veprimtarit të çështjes kombëtare Isak Zhitia

Sot në Llugë të Podujevës mbahet ceremonia e varrimit të veprimtarit të çështjes kombëtare dhe ish-redaktori i Agjencisë së Lajmeve KosovaPress, Isak Islam Zhitia.

I ndjeri ishte organizator dhe pjesëmarrës i demonstrative të viteve të 80-ta si dhe pjesëmarrës në aksionin gjithëkombëtar për pajtimin e gjaqeve.

Pas mërgimit në Perëndim, ishte ndër organizatorët dhe veprimtarët e njohur të LPK-së, ishte anëtar i redaksisë së gazetës “Zëri i Kosovës”, dhe me fillimin  e luftës çlirimtare u angazhua në strukturat e saj ku ishte anëtar i Fondit “Vendlindja thërret”.

Me fillimin e punës së KosovaPress-it dhe deri në përfundim të luftës, Isak Zhitia angazhohet në pozitën e redaktorit në zyrën e KosovaPress-it në Zvicër, duke dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm 24 orë në ditë, në marrjen e informacioneve nga Berisha dhe zonat e luftës dhe plasimin në KosovaPress.

Agjencia e Lajmeve KosovaPress i shpreh ngushëllime familjes Zhitia, miqve dhe bashkëveprimtarëve të Isakut.

I ndjeri ka ndërruar jetë mbrëmë dhe la pas vete bashkëshorten dhe 4 fëmijë.

Varrimi i të ndjerit bëhet nesër në ora 17:00  në fshatin Llugë të Podujevës.