Sot do të bëhet shqyrtimi i projektligjit për mbrojtjen e ajrit nga ndotja në Kuvend

Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor sot mblidhet për të diskutuar disa pika të rendit të ditës.

Fillimisht do të bëhet shqyrtimi i projektligjit për mbrojtjen e ajrit nga ndotja.

Gjithashtu, më pas do të bëhet edhe formimi i grupeve punuese për projektligjet në procedurë.

Në fund, do të ketë hapësira edhe për çështje të ndryshme.

Mbledhja e këtij komisioni mbahet në Kuvendin e Kosovës prej orës 13:00.