Sot bëhet rivarrimi i 21 trupave të viktimave të Çikatovës

Sot bëhet rivarrimi i 21 trupave të viktimave nga fshati Çikatovë e Vjetër të komunës së Drenasit, të cilët janë vrarë dhe janë zhdukur që nga viti 1999.

Ndërkohë, dje në Departamentin e Mjekësisë Ligjore u bë sot pranim-dorëzimi i dokumentacionit, dhe njoftimi i familjarëve të 21 të vrarëve nga Çikatova e Vjetër, të gjetur vitin ne kaluar gjatë gërmimeve në Rudnicë të Rashkës.

Këta trupa janë identifikuar nga varreza masive e Rudnicës në Rashkë të Serbisë.
Disa ditë më herët janë rivarrosur 28 trupa nga fshati Rrezallë të cilët po ashtu janë gjendur në varrezën e Rudnicës.