Sondazhi i UNDP-së, Mustafa i reagon ambasadorit Heldt – sulmon Kurtin se shkeli dy herë kushtetutën

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa ka reaguar pas një sondazhi të publikuar nga UNDP.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se nuk beson që institucionet e bllokuara nga Covid-19, të cilat nuk mbajnë takime dhe aktualisht janë jofunksionale, marrin përkrahjen e mbi 3/4 të të anketuarëve me telefon nga UNDP për punën e mirë të tyre.

Postimi i plotë:

Të nderuar miq
U mundova dje dhe sot të lexoj statistikat , sipas sugjerimeve të një ambasadori të një vendi shumë të respektuar, se ato flasin vet.

E pyeta veten, si mundet një qeveri ku për shkak të pandemisë kanë mbetur të punojnë edhe 5 ministra të LDK-së, e cila dy herë shkeli Kushtetutën, të ketë përkrahje të tillë. Një qeveri e cila shkarkon borde dhe e pranon publikisht se po i instalon partiakët e vet. Nuk më folën rezultatet.

Nuk besoj se duhet të shkelet Kushtetuta për ta fituar perceptimin nga qytetarët.

Nuk besoj, poashtu, që institucionet e bllokuara nga Covid-19, të cilat nuk mbajnë takime dhe aktualisht janë jofunksionale, marrin përkrahjen e mbi 3/4 të të anketuarëve me telefon nga UNDP për punën e mirë të tyre.

Këto mund të jenë simpati personale. Më së paku vlerësime!

Prandaj, po i kexoj por, që flasin nuk më flasin këto statistika! IM