S’ka kuorum, ndërpritet seanca

Kuvendi i Kosovës i ka ndërprerë punimet në mungesë kuorumi. Projektligji i propozuar për ndryshimin e Maturës Shtetërore s’ka kaluar pasi në seancë s’kanë qenë prezentë as 61 deputetët.

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka thënë se deputetët duhet të jenë vetëkritikë pasi Kuvendi ka ngecur me miratimin e ligjeve.

Ndërkohë, partitë opozitare, VV, AAK dhe NISMA kanë vendosur të bojkotojnë seancat e Kuvendit derisa nuk plotësohen kërkesat e tyre për debat lidhur me çmimin e energjisë elektrike.