Shtatë të lënduar nga aksidenti në Fushë Kosovë

Shtatë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në dalje të Fushë Kosovës, drejtimi për Sllatinë.

Këtë  e konfirmoi Bajram Krasniqi, zëdhënës për media në Policinë e Kosovës.

“Aksidenti ka ndodhur në dalje të Fushë Kosovës drejtimi për Sllatinë në ora 17:25. Në aksident janë përfshirë tetë vetura, si pasojë e aksidentit janë lënduar shtatë persona”, tha Krasniqi