Shqiptari që mbanë autografin e Gunter Grassit

Blerina Racaj

Humbja e nobelistit gjerman Gunter Grass ka prekur njerëzit e fjalës së shkruar në Kosovë. Abduallah Zeneli, drejtor i shtëpisë botuese Buzuku tha për Tribuna Channel se vdekja e Gunter Grass është një humbje e madhe jo vetëm për letërsinë gjermane, por dhe atë botërore, për veprimtarinë e të cilit Zeneli tha se shumë pak është përkthyer në gjuhën shqipe.

Zeneli ka pasur fatin që jo të gjithë adhuruesit e fjalës së shkruar e kanë, të ketë një libër të autorit gjerman, pikërisht me nënshkrimin e tij.

E, shkrimtari kosovar Albatros Rexhaj u shpreh se artistët e mëdhenj vdesin vetëm fizikisht, por ata gjithnjë jetojnë përmes veprave të tyre. Ashtu siç do të jetojë përherë është fituesi i cmimit Nobel për Letërsi, Gunter Grass.

Për më shumë mund ta ndiqni kronikën.