Shqiptarët në Serbi, alarmohet xhandarmeria – shtien në ajër!

Një grup i shqiptarëve sot gjatë ditës ka hyrë në territorin e Serbisë afër pikës kufitare të Merdares, me qëllim që të pres dru ilegalisht.

Sipas medieve serbe, me të paraqitur rastin, ka intervenuar edhe xhandarmeria serbe.

Xhandarët u janë përgjigjur atyre me të shtëna paralajmëruese në ajër, ku më pas ata janë larguar, transmeton Indeksonline.

E sipas këtyre medieve serbe, kjo nuk është hera e parë që “grupet e caktuara të shqiptarëve” futen ilegalisht në territorin e Serbisë.

Këto media që e quajnë “alarmante” këtë fakt, e lidhin edhe vrasjen e xhandarit serb me shqiptarët vitin e kaluar në afërsi të Merdares.