Shqipëria bllokon miellin e Kosovës ,fillojnë hetimet për importuesit kosovarë (Video)

Shqipëria po akuzon Kosovën për miell të pasigurt, me nivel proteine të ulët.

Rreth 40 për qind e tregut në Shqipëri, nga vetëm dy kompani, mbulohet me miellin e importuar nga Kosova.

Por vet Kosova rreth 80% të tregut me miell e mbulon nga Serbia.

Kjo nuk po i intereson Prokurorisë në Shqipëri. Ka filluar hetimet duke vënë para përgjegjësisë, dy kompanitë e lartpërmendura.

Agjencia Kombëtare e Ushqimit në Shqipëri shkon edhe më tej.

Thotë se kjo vepër është kryer me dashje, duke vlerësuat se mielli me nivel proteine me të ulët blihet me çmim më të lirë në Kosovë dhe shitet në Shqipëri me çmim më të lartë, ku përdoret për prodhimin e bukës.

Në gjë të tillë kanë mohuar Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë.

 

AUV, për tribuna Channel deklaron se nuk ka vërejtur asnjë rast ku mund të thuhet që mielli është i pasigurt.

 

Vetëm gjatë vitit 2017, Kosova ka importuar 30 milionë kilogramë miell.

 

Dogana nuk tregon emrat e kompanive të cilat importojnë miell nga Serbia në Kosovë.

Për më shumë ndiqeni kronikën në vazhdim: