Shpend Ahmeti tmerrohet nga aksidenti, paralajmëron vendosjen e kamerave në rrugët e Prishtinës

Një aksident i ndodhur në rrugën ‘Rexhep Luci’ në Prishtinë , ka nxitur edhe reagimin e të parit të Komunës, Shpend Ahmetit.

 E si pasojë e aksidentit, Ahmeti ka paralajmëruar vendosjen e kamerave nëpër rrugët e kryeqytetit, pë rata që shkelin rregullat e trafikut.

“Nuk e di se çfarë shpejtësie duhet me pas kjo makinë për me e bo këtë ndeshje në Rrugën Rexhep Luci. Një vajzë është lënduar, por pengesat antiparking (kunxhat) sot kanë shpëtuar dhjetëra qytetarë (këmbësorë).Ju njoftojmë se së shpejti Komuna do të fillojë me përdorimin e kamerave për shkelje në trafik dhe dënime me postë”, ka shkruar Ahmeti në profilin e tij në Facebook.