Shoferi i Kurtit, Liman Hoti në sistemin qeveritar vazhdon të figurojë si këshilltar i kryeministrit

Sot në media është raportuar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka emëruar këshilltar politik shoferin e tij, Liman Hoti.

 

Lidhur me këtë raportim të mediave, ka reaguar vet Hoti nëpërmjet një postimi në Facebook duke mohuar lajmin.

“Lajmi që po qarkullon për mua se gjoja jam emëruar si këshilltar i kryeministrit Kurti është tërësisht i pavërtetë. Unë si aktivist i Lëvizjes kam qenë shoqërues i Albinit dhe vazhdoj ta kem të njëjtin angazhim”, tha Hoti, duke ia bashkangjitur edhe një dokument mbishkrimit ku pozita e tij është zyrtar i sigurimit dhe shofer i kryeministrit.

Ajo që bie në sy në këtë dokument është se i njëjti është i shtypur më datë 26 shkurt 2020, ndërsa citon se afati i kontratës fillon më datë 04/02/2020 dhe përfundon me përfundimin e mandatit të kryeministrit, por Hoti vazhdon të jetë në listën e këshilltarëve politikë të kryeministrit Kurti.

Por, në sistemin qeveritar, shoferi i Kurtit, Liman Hoti vazhdon të figurojë në listën e këshilltarëve politikë.