Shkaku i borxhit, dy familje përleshen mes vete

Policia në Lipjan raporton se pas një mosmarrëveshje rreth një borxhi janë rrahur mes veti dy familje ku janë përdorur mjete te forta.

Lidhur me rastin janë arrestuar 8 meshkuj të dyshuar, ndërsa lëndime trupore kanë pësuar një femër dhe një mashkull, ë cilët kanë pranuar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit 5 nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.