Shiroka – Pula uron popullin amerikan

Kryetarja e Gruas Demokratike të Kosovës, Justina Shiroka Pula, e ka uruar ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Tracey Ann Jacobson për festën e pavarësisë së 239-të, 4 Korrikun.

“Përzemërsisht ju ambasadore Jacobson e përmes jush edhe gjithë popullit amerikan ua uroj festën e madhe të pavarësisë 4 Korrikun. Shteti juaj në datëlindjen e 239-të është bërë shtet që simbolizon demokracinë, humanizmin dhe paqen në botë. Uroj për këtë festë gjithë popullin amerikan, ata tatimpagues që japin për kultivim të këtyre vlerave. Populli i Kosovës do të jetë gjithnjë mirënjohës dhe përkrah shtetit dhe popullit, të cilët iu gjenden në luftë dhe ndërtim të paqes: URIME!”, thuhet në urimin e Justina Shiroka – Pula./Gazeta Tribuna/