Shënohet Dita Botërore e Pronësisë Intelektuale

Me rastin e Ditës Botërore të Pronësisë Intelektuale, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë dhe Projekti i financuar nga BE “Forcimi i Sistemit të Pronësisë Intelektuale në Kosovë” – EUIPR, organizojnë Konferencën Kombëtare për Pronësi Intelektuale në Kosovë – sfidat dhe të arriturat.

Në konferencë në emër të MKRS-së fjalën hyrëse do të mbajë zëvendësministri Rexhep Hoti.

Konferenca ka për qëllim ngritjen e vetëdijes për rëndësinë e të drejtave pronësore intelektuale. Për më tepër, konferenca do të fokusohet në të arriturat e institucioneve kosovare të Pronësisë Intelektuale.

Në këtë konferencë do të bëhet informimi i publikut dhe medieve për zhvillimet e fundit në të drejtat pronësore intelektuale në Kosovë.

Pjesë e konferencës do të jenë përfaqësuesit nga biznesi, universiteti, autorët, organizatat e menaxhimit kolektiv, etj.