Shembulli i kompanisë kosovare. Punëtorët bëhen me sigurim shëndetësorë

Në ditën kur Kosova po shënon 20 vjetorin e çlirimit, Kompania e prodhimit të mishit “MEKA” me pronar Burim Piraj ka bërë një gjest të jashtëzakonshëm.

Piraj ka njoftuar se pikërisht në këtë ditë, punëtorët e kësaj Kompanie, tash e tutje do të gëzojnë sigurimin shëndetësor, dhe për këtë ai ka thënë se sigurimet do të mbulohen 100 për qind nga Kompania.

Statusi i plotë i tij:

E falënderoj të madhin Zot që më mundësoj që bash sot, në ditën e njëzet vjetorit të çlirimit të arrij të bëjë realitet sigurimin shëndetësor të çdo të punësuari në Meka Halal Food dhe MEKA Burger’s!
Shpresoj që një ditë çdo qytetar i Kosovës të ketë të drejtën e sigurimit të plotë shëndetësor ashtu siç e ka çdo qytetar i një vendi normal.
Sigurimet do të mbulohen 100% nga Meka Halal Food!
E falënderoj çdo konsumator që i blen prodhimet tona dhe ju siguroj se ne bëjmë çmos të ofrojmë cilësi shumë të lartë dhe përherë çmim shumë të arsyeshëm!
Qoftë paqja dhe bekimi i Zotit mbi ju!
#MekahalalFood #MekaBurgers