SHBA tërhiqet nga UNESCO

SHBA njoftoi sot se do të tërhiqet nga Organizata e Kombeve të Bashkuara për Edukim, Shkencë dhe Kulturë (UNESCO), duke e akuzuar këtë institucion se ishte anti izraelit.

SHBA do të mbajë statusin e vëzhguesit, njoftoi Departamenti i Shtetit, në vend të përfaqësimit të tyre në agjencinë e OKB-së me seli në Paris.

Drejtoresha e Përgjithshme e UNESCO, Irina Bokova shprehu keqardhje për vendimin e SHBA-ve për t’u tërhequr nga UNESCO.

“Universaliteti është thelbësor në misionin e UNESCO-s, për të ndërtuar paqen dhe sigurinë ndërkombëtare përballë urrejtjes dhe dhunës përmes mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe dinjitetit njerëzor”, theksoi në një deklaratë Bokova.