Shala, sërish koordinator i dialogut

Me propozimin e grupit parlamentar të PDK-së dhe grupit parlamentar të LDK-së, deputeti Blerim Shala sërish është emëruar koordinator politik në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, i cili po zhvillohet në Bruksel për normalizimin e marrëdhënieve midis këtyre dy shteteve.
Për Blerim Shalën në pozitën e koordinatorit politik në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, kanë votuar 56 deputetë, 1 kundër dhe 4 kanë abstenuar.
Shala ka qenë koordinator politik në këtë dialog edhe në vitet 2012-2014.