Shakahoxha: Kosova mund të ketë një fanellë me ngjyrat kuq e zi

Drejtori i Supersport, Dritan Shakahoxha, ka thënë  se asgjë nuk e pengon Kosovën që të ketë fanella me ngjyra kombëtare, kuq e zi. Kjo, sipas tij, do e bënte ende më të dashur këtë ekip. 

“Kosova mund të ketë një fanellë me ngjyra kuq e zi. Pse të mos ketë një fanellë të tretë përshembull me këto ngjyra”, tha Shakahoxha.

“Nuk është ligj që të ketë ngjyrat e flamurit edhe fanella”

“Shqipëria ka ngjyrat kuq e zi të flamurit por ndresat e treta ka ngjyrat e bardha. Çka na lidh ne me ato ngjyra”

“Të shkojmë në Shkup në mars dhe të mbushim ulëst të mposhtim Maqedoninë”, shtoi ai./Express/