Sfida e votimit të marrëveshjes me Holandën për Specialen

Ratifikimi i Marrëveshjes me Holandën për Gjykatën Speciale konsiderohet sfidë për koalicionin qeverisës,pasi përveç çështjes së sigurimit të votave, edhe sigurimi i sallës do të jetë pengesë.

Opozita ka paralajmëruar se do t’i bllokojë të gjitha seancat, duke përfshirë edhe atë për Gjykatën Speciale, pasi, sipas tyre, kjo Qeveri duhet të japë dorëheqje dhe vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme,shkruan lajmi.net

Lideri i “Nismës për Kosovën”, Fatmir Limaj, duke e bërë të qartë se opozita do t’i bllokojë seancat e Kuvendit, ka thënë se opozitarët nuk mund të sillet në atë formë që disa seanca t’i lejojnë të zhvillohen dhe të tjerat të mos i lejojnë.