Serbia me kushte të reja në dialog: Kërkon mbrojtjen e Kishave dhe Manastireve në Kosovë

Kur dialogu po hynë në fazën finale, Kosova dhe Serbia po shprehin kërkesa të reja.
Përderisa presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në njërn anë po kërkon bashkim me Luginën , Serbia sipas mediave në Beograd do të kërkojë mbrojtje të pakufizuar për monumentete e trashëgimisë kulturore serbe.

Gazeta saerbe Novosti në një artikull ka bërë të ditur se delegacioni i Serbisë do të kërkojë një regjim të mbrojtjes për 44 objekte që përfaqësojnë trashëgiminë kulturore serbe.

“Njohja e pozitës së Kishës Ortodokse serbe në Kosovë, si dhe marrja e një periudhe të pakufizuar për mbrojtjen e 44 objekteve që përfaqësojnë trashëgiminë kulturore serbe, janë në mesin e kërkesave të Beogradit për një zgjidhje gjithpërfshirëse me Kosovën”, mëson Novosti, transmeton lajmi.net.

Përveç kësaj këto burime shkruajnë se Serbia do të kërkojë mbrojtje edhe për disa tempuj që gjenden në Kosovës.

Zonat e veçanta të mbrojtjes së trashgëgimisë serbe në Kosovë janë Manastri i Deçanit, Graçanicës, Pejës, Patriarkana e Pejës, dhe disa tempuj e kisha në Gjilan, Shtërpcë, Skënderaj, Klinë e Rahovec.

Një takim tjetër mes presidentit kosovar dhe atij serb do të zhvillohet përgjatë muajit shtator.

Ditëve të fundit si në Prishtinë ashtu edhe në Beograd kanë qarkulluar zëra për ndarjen e Kosovës.

Një gjë e tillë është pëlqyer mjaft shumë nga ministra e zyrtarë të lartë serbë, por që Vuçiq deri më tani nuk ka dhënë ndonjë deklaratë zyrtare.