Serbët ngacmojnë me armë shqiptarët në Prëvallë

Shumë qytetarë të Kosovës sot ia kishin mësyrë Prëvallës për ta kaluar ditën e 1 Majit. Por, disa nga ta hasën edhe në kërcënime e ngacmime.

Rrugës për në parkun e Prëvallës, në Shtërpcë disa serbë më ramë ngacmuan shqiptarët. Ata me revole e flamuj në duar bënë gjeste provokues.

Kurse, Policia e Kosovës bënë të ditur se deri në këto momente nuk ka ndonjë problem që vlen të theksohet, në këtë ditë feste, e që mund të ndërlidhet me këto zhvillime, pra situata e përgjithshme është e qetë dhe nuk ka pasur probleme.