Selmanaj: Vjosa Osmani nuk është shembulli më i mirë i politikbërjes

Driton Selmanaj, deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka folur për karrierën e tij në politikë, derisa ka kujtuar se për të qenë pjesë e një subjekti politik, duhet të zhveshësh pak nga bindjet e tua dhe qëndrimet personale për tu përshtatur me mendimin, vendimet kolektive.

Ndonëse ai nuk ka folur me emra të përveçëm për kundërshtarët e partisë, por ka folur në mënyrë të përgjithësuar edhe pse është pyetur pikërisht për qëndrimet e Vjosa Osmani kundër me partinë, kundërshtime mbase edhe iu shpaguan me votëbesimin qytetar tha ai.

Duke mos dashur të përmend as edhe në këtë rast Vjosa Osmanin, Selmani ka kujtuar se nuk është kulturë politike nëse nuk i respekton vendimet dhe qëndrimet e partisë. Në të kundërtën ka thënë Selmanaj se secili që nuk i respekton vendimet e partisë, ai mund të ketë angazhim politik të pavarur.

“Brenda një subjekti politik, vendimin ndryshe unë nuk e shoh si vlerë. Në situata të caktuara mendimi ndryshe mund të shndërrohet në antivlerë, e cila e dëmton partinë”, ka thënë Selmanaj.

Sipas Selmanaj karriera politike nuk mund të ndërtohet duke kundërshtuar partinë.

“Nuk mendoj se mund te krijosh karrierë politike duke e kundërshtuar partinë. Nëse ke çështje që nuk pajtohesh me partinë, atëherë duhet distancuar nga ajo, por jo të qëndrosh brenda e të kesh qëndrime të kundërta me vendimet që i marrin brenda partisë. Për një çështje të caktuar brenda partisë diskutohet me orë të tëra, por kur votohet një qëndrim, atëherë ti si deputet ose si anëtar i Këshillit të Përgjithshëm, apo edhe si anëtar i asaj partie, duhet të rreshtohesh në respektimin e atij vendimi. Nëse nuk e respekton atë vendim, atëherë fillon të paraqet problem për ty se je pjesë e asaj partie politike. Për një rast mund edhe të kesh qëndrim ndryshe dhe të qëndrosh në distancë, por nëse në vazhdimësi ndodhë kjo, atëherë është problem serioz dhe duhet të zgjidhesh një parti që është ndryshe, apo edhe një angazhim tëndin politik tjetër”, ka thënë Selmanaj

Duke u përgjigjur në pyetjen se nëse mendimet ndryshe dhe kundërshtimi i qëndrimeve të partisë në disa raste nga ana e nënkryetares Vjosa Osmanit, asaj i janë kthyer në votëbesimin qytetar, Selmanaj ka thënë se nuk dua të flas me emra të përveçëm, por po flas në parim se nëse nuk i respekton vendimet e partisë kjo nuk i bën nderë askujt.

“Unë nuk do ta shihja angazhimin politik të askujt dhe mënyrën e kundërshtimeve hapur ndaj vendimeve të partisë kur je anëtar i saj. Nuk mendoj unë se kjo është kultura politike që njerëzit duhet të sillen. Mund shpeshherë të përkthehen këto gjëra në vota, sepse në Kosovë ndodhë gjithçka, qoftë edhe për një arsye të pa rëndësishme edhe votohet, por nuk duhet përkthehet kështu, por duhet parë më tepër idenë kolektive, angazhimi kolektiv dhe partinë. Nëse nuk i respekton vendimet e partisë, nuk e gjen vetën ti, të shkosh në parti politike dhe në vazhdimësi të mos i respektosh vendimet e partisë, për mendimin tim dhe kulturën politike, kjo nuk i bënë nder askujt”, tha Selmanaj.