Selmanaj: Nëse Kushtetuesja vendos në favor të kërkesës së LVV-së, në Kosovë duhet të shpallet vdekja e demokracisë

Deputeti i LDK-së Driton Selmanaj shprehet optimist në pritje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

 

Selmanaj në RTV Dukagjini është shprehur i bindur se Gjykata Kushtetuese do të vendos në favor të partive që po e ndërtojnë qeverinë.

“Nëse eventualisht Gjykata Kushtetuese vendos ndryshe dhe i lë monopolin e ndërtimit të institucioneve një fituesi relativ të zgjedhjeve atë ditë do të duhet të shpallet vdekja e demokracisë në Kosovë përfshirë edhe sistemin proporcional të zgjedhjeve”, deklaroi Selamandaj përcjell Telegrafi.

Deputeti i LDK-së thotë se edhe vendimi i vitit 2014 ishte një imponim i keq kur deputetët duhet të votojnë kryetarin e Kuvendit që vjen nga partia e parë.

Selmanaj thotë se nëse Kushtetuesja vendos në favor të kërkesës së LVV-së do të prishet edhe forma e ndërtimit të koalicioneve.

“Kur është ndërtuar sistemi elektoral në Kosovë qëllimi ka qenë që të ketë fragmentarizim të pushtetit në mënyrë që askush të mos këtë shumë pushtet”, tha ndër të tjera Driton Selmanaj.