Sektori i teknologjisë shpresa e ekonomisë (VIDEO)

Ministri i Zhvillimit ekonomik Blerand Stavileci e konsideron sektorin e teknologjisë si të vetmen shpresë për ekonominë si dhe rinin e vendin , bazuar në faktin se teknologjia është ajo e cila vazhdimisht pëson ndryshime dhe si e tillë nuk ka fushë ku ajo nuk e shtrinë zhvillimin e saj.

Stavileci, force lëvizëse të zhvillimit ekonomik e sheh edhe sektorin e minierave, mirëpo sipas tij zonat e minierave duhet të eksplatohet me shumë me qëllim që të kemi një zhvillim me të madhe ekonomik të vendit.