Sekretari i PDK-së në Prishtinë: Veseli kryeministër, Haziri kryeparlamentar

Sekretari i Përgjithshëm i degës së PDK-së në Prishtinë Bujar Cakolli ka parashikuar rrjedhën e situatës politike në Kosovë. Duke folur për formimin e Qeverisë së ardhshme, Cakolli thotë se nën trysninë e faktorit ndërkombëtar koalicion i ardhshëm qeverisës do të jetë PDK-LDK.

Sipas Cakollit në postin e kryeministrit do të jetë Kadri Veseli, ndërsa kryetar i Kuvendit do të jetë Lutfi Haziri.

Cakolli madje ka parashikuar edhe ngjarjet në LDK, ku sipas tij, pas zgjedhjeve Isa Mustafa do të japë dorëheqje nga posti i kryetarit të LDK-së.

Postimi i plotë i Cakollit:

LDK duke iu frikësuar një koalicioni të PDK-së me ndonjë parti tjetër, po e shantazhon skenën politike duke proklamuar një koalicion të mundshëm LDK – VV.

Mirëpo e vërteta është kjo. Tri subjektet më të mëdha politike PDK, LDK, VV do të shkojnë të vetme në zgjedhje parlamentare. Fitues i këtyre zgjedhjeve do të jetë PDK, kurse nën trysninë e faktorit ndërkombëtar, koalicioni i ardhshëm qeverisës do të jetë PDK – LDK në krye me kryeministrin Kadri Veseli. Kryetari i parlamentit i takon LDK-së dhe sipas të gjitha gjasave ai do të jetë Lutfi Haziri.

Isa Mustafa menjëherë pas zgjedhjeve do të jap dorëheqje n