Seanca për Qeverinë Hoti, një grup protestuesish po vazhdojnë të qëndrojnë te hyrja e Kuvendit

Po mbahet seanca ku pritet të votohet Qeveria e Avdullah Hotit, ndërsa jashtë saj po vazhdon protesta e disa qytetarëve të pakënaqur për formimin e Qeverisë së re.

 

Raportohet se është rrethuar hyrja e Kuvendit nga Policia, derisa protestuesit i janë afruar asaj.

Ndryshe, Hoti e ka prezantuar kabinetin e tij qeveritar dhe pas pak pritet që të hidhen në votim kjo përbërje e Qeverisë.